Lidhje

Parlamentarë evropianë vizitojnë Uashingtonin


Deputetët e Bashkimit Evropian janë në Uashington për t'u përballur me zyrtarët amerikanë lidhur me akuzat për spiunime masive të Amerikës ndaj aleatëve të saj.

Delegacioni me 23 anëtarë të Parlamentit Evropian filloi sot një seri takimesh me zyrtarë dhe ligjvënës amerikanë në disa agjenci qeveritare, përfshi Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Bisedat janë planifikuar të vazhdojnë deri të mërkurën.

Gjatë ditëve të fundit, udhëheqësit evropianë kanë denoncuar njoftimet se Agjencia e Sigurisë Kombëtare spiunoi tek aleatët përfshi monitorimin e telefonatave të kancelares gjermane Angela Merkel. Në zhvillimin e fundit, Spanja denoncoi përgjimin si “të papërshtatshëm dhe të papranueshëm”.

Ministria e jashtme spanjolle thirri ambasadorin amerikan James Costos për një takim prej 45-minutash në Madrid brenda disa orëve pasi dy gazeta spanjolle njoftuan se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar telefonatat e më shumë se 60 milionë spanjollëve në një muaj të vetëm.

El Mundo dhe El Pais, njoftuan sot se programi i Agjencisë Amerikanë për Sigurinë Kombëtare ka përgjuar thirrjet që nga 10 dhjetori i vitit të kaluar deri më 8 janar të këtij viti. Njoftimet bëjnë të ditura se Shtetet e Bashkuara regjistruan numrat e telefonatave dhe kohëzgjatjen e bisedave por jo përmbajtjen e tyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG