Lidhje

Tabulatet pa ndikim të ndjeshëm për qëllimin


Një studim i ri i publikuar të hënën, arrin në përfundimin se grumbullimi në masë i tabulateve telefonikë nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar, “nuk ka patur ndonjë ndikim të ndjeshëm për parandalimin e terrorizmit”.

Organizata kërkimore me seli në Uashington, Fondacioni Amerika e Re, “New America Foundation”, vë në dukje se ka shqyrtuar hetimet e 225 personave në Shtetet e Bashkuara, të lidhur në një farë mënyre me terrorizmin, që pas vitit 2001 dhe ka gjetur se vetëm në një rast, përgjimi i telefonatave ka qënë jetik.

Raporti thekson se informacioni i vetëm nga të dhënat e përgjimit, që pati një rol të rëndësishëm në hetime, ishte ai i një shoferi taksie në San Diego, i cili u dënua që i kishte dërguar 8 mijë e 500 dollarë një dege të al-Kaidës në Somali, në vitet 2007 dhe 2008.

Fondacioni Amerika e Re thotë se përgjimet e Agjencisë së Sigurimit Kombëtar mund të kenë luajtur rol në raste të tjera, por sipas saj, rreth 60 për qind e proceseve hetimore kanë filluar pas informacioneve të siguruara me metoda tradicionale, si informacione nga të afërm të të pandehurit, nga informatorë ose njoftime për aktivitete të dyshimta.

Përfundimet e raportit janë të ngjashme me ato të komisionit të ngritur nga Shtëpëia e Bardhë, që arriti në përfundimin se grumbullimi i miliona tabulateve nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar “nuk ka qënë jetike për parandalimin e sulmeve”.
XS
SM
MD
LG