Lidhje

Presidenti Obama shqyrton rekomandimet mbi përgjimet


Muajin e ardhshëm Presidenti Obama pritet të ndryshojë mënyrën se si Shtetet e Bashkuara grumbullojnë informacion zbulimi, si vendas dhe të huaj. Një grup këshilltarësh i dorëzoi Presidentit 46 rekomandime mbi reformën që mund të ndërmerret. Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) është kritikuar për atë që shumë vetë cilësojnë si mbledhje e tepruar informacioni jopublik mbi amerikanët, marrë kryesisht nga telefonatat dhe interneti.

Rekomandimet priten të frenojnë mënyrat e grumbullimit të të dhënave telefonike të amerikanëve, që të mund të mbrohet privatësia e tyre. Raporti prej 300 faqesh kërkon një kufizim të mbledhjes së këtij informacioni prej tabulateve për shkak të "një rreziku për abuzim". Programet e Agjencisë Kombëtare të Sigurimit janë zgjeruar që nga sulmet terroriste të shtatorit të vitit 2001, duke përfituar dhe nga përparimet në teknologji. Komisioni i ekspertëve sugjeron që të dhënat telefonike të mbahen nga kompanitë private të telefonisë, e jo nga NSA-ja.

John Negroponte ishte drejtori i parë i shërbimit kombëtar të zbulimit në SHBA:

"Mendoj se në çdo rast Presidenti duhet të përpiqet dhe të sigurohet që të mos dëmtohet efektshmëria e sistemit të përgjimit sepse nuk duhet të harrojmë faktin se ky sistem mund të jetë shumë i dobishëm, siç ka qenë deri tani. Këto teknika na kanë ndihmuar të shmangim sulme terroriste."

Grupi i këshilltarëve të jashtëm të autorizuar nga Presidenti arriti në përfundimin se një pjesë e madhe e të dhënave telefonike kishin qenë të dobishme në ndalimin e sulmeve terroriste, por informacioni mund të ishte marrë diku tjetër. Raporti thotë se të dhënat kishin qenë më të dobishme në hedhjen poshtë të dyshimeve për bashkëpunim mes grupeve të njohura terroriste dhe personave me banim në SHBA.

Presidenti Obama tha se do t’i shqyrtojë rekomandimet gjatë pushimeve të tij në Havai:

"Diçka interesante ka qenë të kuptojmë se në botën virtuale, vetëm sepse jemi në gjendje të bëjmë diçka nuk do të thotë se duhet ta bëjmë."

Presidenti Obama nuk është i detyruar të pranojë të gjithë raportin. Ai mund të zgjedhë rekomandimet që mendon se duhet të zbatojë dhe disa prej tyre do të duhet të miratohen nga Kongresi.

Amie Stepanovich e konsideron raportin mbresëlënës dhe një hap të madh përpara. Ajo punon me Qendrën e Informacionit për Privatësinë Elektronike:

"Tani duhet të shohim më vëmendje nëse ato rekomandime do të zbatohen vërtetë."

Raporti sugjeron që të huajve t’u jepen të njëjtat mbrojtje federale të privatësisë që u njihen amerikanëve. Në të thuhet gjithashtu se Presidenti dhe këshilltarët e tij të lartë – pra, jo zyrtarët e zbulimit – duhet të miratojnë çdo përgjim mbi udhëheqësit e huaj dhe përfitimet të konsiderohen përkundrejt pasojave të mundshme. Kjo masë synon të shmangë momente të sikletshme si ai me kancelaren gjermane Angela Merkel, kur pak muaj më parë u zbulua se SHBA-ja kishte përgjuar telefonin e saj.
Zoti Negroponte thotë se nga 11 Shtatori 2001 ka kaluar kohë mjaftueshëm për të konsideruar pakësim të përgjimeve.

"Është një moment kur po peshohen mbrojtja e jetës private dhe ndjeshmëria diplomatike kundrejt efikasitetit në luftën kundër terrorizmit. Nuk ka dyshim se lavjerrësi po anon në favor të jetës private dhe diplomacisë."

Vetëm disa ditë para publikimit të rekomandimeve, një gjykatës federal vendosi se mbledhja në masë e të dhënave telefonike është jokushtetuese. Analistët mendojnë se ky vendim, së bashku me raportin e ekspertëve, do të bëjnë që Presidenti dhe Kongresi të ndërmarrin
XS
SM
MD
LG