Lidhje

Një i vrarë dhe një i plagosur pranë NSA afër Uashingtonit


Zyrtarët amerikanë thonë se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një incident që ndodhi sot në mëngjes në hyrje të Agjencisë Amerikane për Sigurinë Kombëtare pranë Uashingtonit.

Pamjet nga helikopterët tregojnë dy makina të dëmtuara në vendin e ngjarjes - përfshi një të policisë së agjencisë.

FBI-ja i tha Zërit të Amerikës se nuk beson që incidenti ka lidhje me terrorizmin.

Agjencia, shtylla kryesore e programit të zbulimit amerikan, e ka selinë në bazën ushtarake Fort George Meade në shtetin e Merilendit.

XS
SM
MD
LG