Lidhje

Yanukovich: Mbështes dialogun dhe kompromisin


Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych tha sot se ai mbështet “dialogun dhe kompromisin” me opozitën për t’i dhënë fund krizës politike të vendit.

Në një takim me ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nuland, zoti Yanukovych tha se ai mbështet kërkesat e opozitës për reformimin e kushtetutës së Ukrainës që do të kalonte një pjesë të pushtetit presidencial tek parlamenti i vendit.

Zonja Nuland mbërriti në Ukrainë sot për bisedime me zotin Yanukovych dhe me përkrahës të opozitës.

Vendimi i presidentit Yanukovych për t’u tërhequr nga një marrëveshje tregëtare me BE-në në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë nxiti demonstrata politike. Protestat u përshkallëzuan muajin e kaluar pas përleshjeve me policinë. Disa njerëz gjetën vdekjen në përleshje.

Ndërkohë Rusia i ka ofruar Ukrainës një paketë ndihmash financiare prej 15 milirdë dollarësh për të tejkaluar problemet ekonomike, por nuk ka lëvruar ende fondet. Presidenti rus Vladimir Putin tha se ndihmat nuk do të jepen plotësisht derisa në Kiev të formohet një qeveri e re.
XS
SM
MD
LG