Lidhje

Arrin në 22 numri i të vdekurve nga E. Coli


Koli basili
Koli basili

Numri i personave që kanë vdekur nga bakteria E. Coli në Evropë arriti sot në 22.

Autoritetet evropiane të shëndetësisë njoftuan për tre viktima të tjera në Gjermani. Përveç një gruaje e cila vdiq në Suedi pas një vizite në Gjermani, të gjitha vdekjet e tjera kanë ndodhur brenda kufijve të Gjermanisë.

Ekspertët ende po studiojnë prejardhjen e bakteries, e cila mund të shkaktojë mosfunksionimin e veshkëve. Zyrtarët gjermanë u thanë sot gazetarëve se burimi i bakteries mund të jenë rrënjët e fasuleve të kultivuara në vend.

Autoritetet shëndetësore thonë se 2 mijë persona, shumica e tyre në Gjermani, janë infektuar nga kjo bakterie. Dhjetë vende të tjera dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për 90 persona të infektuar, shumica e tyre janë kthyer kohët e fundit nga Gjermania.

XS
SM
MD
LG