Lidhje

Numri i të vdekurve në Japoni arrin në 7 mijë e 300 vetë

  • Zëri Amerikës

Numri i të vdekurve në Japoni arrin në 7 mijë e 300 vetë

Numri i të vdekurve në Japoni arrin në 7 mijë e 300 vetë

Ndërsa bota ndjek me dhimbje krizën bërthamore pas tërmetit në Japoni, numri i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami i një jave më parë që shkatërroi vendin vazhdon të rritet dhe qindra mijëra vetë kanë mbetur pa shtëpi.

Policia japoneze sot tha se numri i të vdekurve ka arritur në 7 mijë e 300 vetë, dhe se reth 11 mijë të tjerë janë të zhdukur. Tërmeti dhe cunami i 11 marsit shkatërroi komunitete të tëra në pjesën verindore të vendit.

Ekipet e shpëtimit nuk arritur të hyjnë në të gjitha zonat e shkatërruara dhe tani thujase janë shuar shpresta për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë. Thuajse gjysëm milioni njerëz kanë mbetur pa shtëpi, qoftë nga tërmeti, apo ngaqë janë larguar të detyruar nga shpërthimet në centralin bërthamor të Fukushimës.

Përpjekjet e shpëtimit janë vështirësuar nga shkatërrimi i infrastrukturës dhe mungesa e karburantit.

XS
SM
MD
LG