Lidhje

Nxënësit e shkollave të mesme në panairin e shkencave


Megan Perkins from the U.S. south-central state of Kentucky tested the efficiency of different fuel oxidizers in rockets for the Intel International Science and Engineering Fair
Megan Perkins from the U.S. south-central state of Kentucky tested the efficiency of different fuel oxidizers in rockets for the Intel International Science and Engineering Fair

Më shumë se 1500 nxënës shkencëtarë të shkollave të mesme nga e gjithë bota u mblodhën në Los Anxhelos të Kalifornisë nga 8 deri më 13 maj për të konkurruar për çmime dhe bursa me një vlerë prej 4 milionë dollarësh në Panairin për Inxhinierinë dhe Shkencën Ndërkombëtare. Novatorët e shkollave të mesme demonstruan disa shpikje bashkëkohore.

16 vjeçari Zhdan Sukhov paraqiti një pajisje robotike të vogël të ndërtuar për t’u përdorur në luftën kundër terrorizmit. Ai thotë se ajo mund të përdoret për të ndihmuar ekipet e çaktivizimit të bombave të diktojnë praninë e mjeteve shpërthyese.

“Ky model mund të hyjë poshtë makinës dhe të shoh për bomba apo mina. Më pas ekipi çaktivizues mund të bëjë punën e tij”.

Nxënësit dhe këshilltarët e tyre erdhën nga 65 vende të botës për të treguar risitë e tyre në fushat e mjedisit, mjekësisë, kimisë e të tjera.

Një nxënës nga Ukraina krijoi një kitarë që është njëkohësisht edhe violinë. Haoyang Fan nga Kina demonstroi një pajisje për ata që ushtrojnë sportin e rrëshqitjes në dëborë që të analizojnë teknikat e tyre.

“Pajisja të tregon se çfarë pjesë të lëvizjes ke bërë gabim dhe si ta korrigjosh atë”.

Një ekip nga Hong Kongu solli disa shpikje të ndryshme, thotë profesori i shkencave Jimmy Wong.

“Një pajisje që ndihmon njerëzit që nuk i shikojnë dot ngjyrat që t’i dallojnë ato, si dhe një pajisje sigurie për vegla pune me korrent që sapo ta prekësh tehun ndërpret furnizimin me energji, njësoj sikur të prekësh elikën e ventilatorit në shtëpi dhe ai të pushojë së rrotulluari”.

Nxënësi nga Hong Kongu Nick So ndërtoi një pajisje që mat nivelin e mundshëm toksik të nitrateve në ushqimet e foshnjeve të përgatitura në shtëpi.

“Disa prindër mund të përdorin zarzavate që kanë nivel të lartë nitrati. Dhe kështu ushqimi i foshnjeve do të ketë nivel të rrezikshëm nitrati, që kur arrin në stomak mund t’u shkaktojë foshnjeve shqetësime të ndryshme”.

Shumë nga nxënësit këtë vit ishin vajza. Jessica Richeri nga Kalifornia krijoi një makinë që niset vet dhe mënjanon pengesat. Megan Perkins nga shteti i Kentakit provoi efektshmërinë e oksidantëve të karburanteve të ndryshme në raketa. Ajo i ka testuar raketat që nga mosha 8 vjeçare në fushën e misrit prapa shtëpisë së saj.

“Në shkollën e mesme, kur më duhej të bëja projekte, natyrshëm më tërhiqnin raketat pasi i kisha pasion në familje”.

Megan thotë se ajo dëshiron të bëhet inxhiniere e aeronautikës.

Nxënësja 15 vjeçare nga Tunizia Meriam Touzi krijoi një aparat për konservimin e ujit, frymëzuar nga përvoja në familje kur e ema harxhoi gjithë ujin duke lënë çezmën hapur.

“Ajo e la hapur çezmën për disa minuta dhe kur u kthye, dyshemeja ishte plot me ujë”.

15 vjeçarja Francela Rojas nga Kosta Rika krijoi një pajisje që shndërron dritën e diellit në energji duke përdorur pasqyra, nxehtësi dhe presion për të vënë në lëvizje një motor.

Ajo shpreson ta ketë këtë profesion karrierën e saj dhe thotë se familja po e mbështet.

“Ata e respektojnë faktin që dua të bëhem inxhiniere mekanike. Nuk sheh shumë vajza në këtë fushë, por mua më pëlqen dhe ata më mbështesin 100 përqind”.

Vajza të tjera si Francela thonë se shkenca është emocionuese dhe ato gjithashtu kanë në plan të fillojnë një karrierë në këtë fushë.

XS
SM
MD
LG