Lidhje

Numri i të vdekurve nga anija italiane Costa Concordia arrin në 13

  • Zëri Amerikës

Numri i të vdekurve nga anija italiane Costa Concordia arrin në 13

Numri i të vdekurve nga anija italiane Costa Concordia arrin në 13

Numri i të vdekurve nga anija turistike italiane Costa Concordia arriti sot në 13, pasi palombarët nxorrën trupin pa jetë të një gruaje nga pjesa e mbrapme e anijës.

Dje, në këtë anije u gjet trupi pa jetë i një gruaje tjetër . Thuhet se të dy këto gra kishin veshur jelekun e shpëtimit. Këto dhe shumica e viktimave të katastrofës së 13 janarit nuk janë identifikaur ende.

Gati 20 vetave, shumica e tyre pasagjerë nuk u dihet fati. Ekziston shqetësimi se disa pasagjetë të paregjistruar mund të kenë qenë në bordin e kësaj anijeje.

Anija 114 mijë tonëshe po rrëshqet me ngadalë mbi shkëmbijtë ujorë ku ka ngelur në ishullin Italian Giglio, duke shkaktuar shqetësim se përpjekjet për shpëtimin e saj do të vështirësohen edhe më tej. Ekziston një shqetësim tjetër se afro 2 mijë e 500 tonelata karburant në bord mund të fillojnë të rrjedhin në det dhe kjo do të shkaktonte një katastrofë të madhe për mjedisin.

Dje autoritetet italiane shpallen gjendjen e jashtzakonshme në këtë ishull të vogël.

Media italiane thotë se palombarët që kontrollonin anijen turistike Costa Concordia gjetën diskun e të dhënave të udhëtimit.

Sipas njëftimeve të medias, disku që u gjet dje vonë, mund të hedhë dritë mbi rolin e kapitenit Francesco Schettino në katastrofën e anijes. Prokurorët italianë po hetojnë rolin e Schettinos në përplasjen e anijes dhe më pas në operacionet e shpëtimit të udhëtarëve.

XS
SM
MD
LG