Lidhje

Vrasësi i policëve, i sëmurë mendor


Personi i armatosur që qëlloi dhe vrau dy oficerë të policisë së Nju Jorkut, kishte një histori dhune dhe sëmundjesh mendore, sipas një zyrtari me peshë të policisë.

28 vjeçari Ismayyil Brinsley vrau oficerët Wenjian Liu dhe Rafael Ramos, ndërsa ata ishin në makinën e policisë të shtunën në Bruklin. Më pas ai shkoi në një stacion metroje aty pranë, ku vrau veten.

Para se të vriste policët Brinsley kishte postuar mesazhe kundër policisë dhe kundër qeverisë në Instagram dhe kishte lënë të kuptohej se do të hakmerrej për vdekjen e Michael Brown dhe Eric Garner, afrikano-amerikanë të paarmatosur që u vranë nga policë të bardhë.

Brinsley ishte zezak. Policët që ai vrau ishin një aziatik dhe një hispanik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG