Lidhje

Apartamentet luksoze në Nju Jork


Të huajt blejnë apartamente luksoze në Nju Jork

T: Kanadezë, kinezë dhe rusë përbëjnë shumicën e këtyre investitorëve të huaj ne lagjet kryesore të Manhatanit

Blerësit e huaj të apartamenteve në ndërtesat e larta po vërshojnë në qytetin e Nju Jorkut, ku edhe banesat me çmim më të lartë, janë të leverdisshme në krahasim me kryeqytete të tjera të botës. Kanadezë, kinezë dhe rusë përbëjnë shumicën e këtyre investitorëve të huaj në lagjet kryesore të Manhatanit, disa prej të cilëve paguajnë dhjetra miliona dollarë për disa nga këto apartamente.

Kjo është skica e një arkitekti e ndërtesës më të lartë me apartamente banimi në hemisferën perëndimore, nga ku shihet Parku Qendror i Nju Jorkut.

Megjithëse ende e papërfunduar, shumë nga apartamentet janë shitur, dy prej të cilëve sipas njoftimeve, për mbi 90 milionë dollarë. Drejtorja e shitjeve e godinës, Jeannie Woodbrey tregon një apartament më të vogël që e ka çmimin afro 19 milionë dollarë.

“Tavani më i ulët është 3.17 metra i lartë, dhe Christian de Portzamparc, arkitekti i pjesës së jashtme të ndërtesës, e bëri projektin me mure prej qelqi, kështu që pamja nuk pengohet aspak dhe ky është aspekti dramatic i apartamenteve tona”.

Rreth gjysma e pronarëve të rinj nuk janë nga Shtetet e Bashkuara. Nikki Field dhe Daniel Chang, agjentë të firmës imobiliare në Sotheby’s International, shkojnë shpesh në Kinë për të takuar klientë të rinj.

“Të gjithë i tërheq Nju Jorku, thotë Chang”.

"Mendoj se arsyeja është se Shtetet e Bashkuara kanë stabilitet politik. Është njlloj sikur të kesh në qytet një kuti të sigurt depozitash që do t’i nxjerrë paratë vetë, do t’i ngrihet vlera dhe askush nuk ka pse të shqetësohet se mund t’i konfiskohet prona”.

Ndërstesa të tjera po aq elegante dhe të kusjhtueshme, por më të larta do t’ia kalojnë kësaj godine pranë Parkut Qendror. Chang thotë se blerësve kinezë u pëlqen vendi.

“I pari vend i preferuar prej tyre është pranë Parkut Qendror, prandaj klientët e mij duan të jenë të rrethuar nga pamjet e tij”.

Kohët e fundit, për herë të parë blerësit kinezë të banesave në Manhatan ia kaluan atyre rusë. Atyre tani ua kalojnë vetëm kanadezët, siç është Diane Francis që ka dyshtetësi dhe kalon një pjesë të vitit në Nju Jork.

“Ne jemi zgjidhja, jo problemi i çështjeve ekonomike, pabarazisë ekonomike. Ne punësojmë njerëz, shpenzojmë miliarda dhe investojmë këtu”.

Zonja Francis thotë se të pasurit e botës i blejnë apartamentet luksoze të Nju Jorkut si investime, ose për siguri.

“Disa prej tyre, largohen nga regjime që mund të destabilizojnë, apo nga shqetësimi për luhatje të monedhës. Ose në rastin e Kinës, dhe nuk them se kjo vlen për të gjithë kinezët që vijnë në Nju Jork apo Shtetet e Bashkuara për të blerë prona, por janë marrë disa masa kundër korrupsionit në Kinë dhe shumë njerëz kanë fshehur para që nuk i kanë raportuar në qeveri dhe duan t’i nxjerrin ato nga vendi. Dhe e bëjnë këtë duke blerë një apartament këtu nën emrin e dikujt tjetër”.

Kritikët mendojnë se kullat ultra-luksoze janë shenjë e rritjes së pabarazisë. Shumë prej tyre janë të zbrazëta për pjesën më të madhe të vitit dhe pronarët e tyre jashtë Shteteve të Bashkuara nuk paguajnë taksa, ndërkohë që disa nga ndërtesat e reja luksoze përfitojnë edhe nga lehtësitë në taksa.

Por edhe ata që i mbështesin, thonë se kjo prirje po ngre çmimet e tregut në gjithë qytetin, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për ata që nuk janë të pasur që të jetojnë në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG