Lidhje

Obama: Rajoni i Azi-Paqësorit kritik për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane


Obama: Rajoni i Azi-Paqësorit kritik për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane
Obama: Rajoni i Azi-Paqësorit kritik për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane

Dje në Havai, Presidenti Barak Obama u tha udhëheqësve të 21 vendeve të Bashkëpunimit Ekonomit të Azi Paqësorit se rajoni do të jetë me rëndësi të madhe në rigjallërimin ekonomik të Shteteve të Bashkuara. Korrespondeti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Dan Robinson, na informon nga Honolulu se gjatë gjithë takimit, zoti Obama theksoi rëndërinë e liberalizimit të tregtisë së APEC-ut për ekonominë globale dhe për Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan tha në fjalën e hapjes së takimit të nivelit të lartë se rreth tre miliardë banorët e 21 vendeve të APEC-ut presin nga organizata 30 vjeçare që të krijojnë mundësi për njerëzit nëpërmjet zgjerimit të tregtisë që do të nxisë rritjen ekonomike dhe do të hapë vende të reja pune.

Qëllimet e APEC-ut për uljen e tarifave doganore dhe heqjen e pengesave tregtare, tha zoti Obama, janë kritike për rimëkëmbjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

"Rajoni i Azi-Paqësorit është me rëndësi tejet kritike për rritjen ekonomike të Ameriks. Ne e konsiderojmë atë përparësi kryesore. Ne e konsiderojmë atë përparësi sepse nuk do të jemi në gjendje të hapim vende pune për njerëzit dhe të nxisim rritjen ekonomike dhe të shtojmë mundësitë, nëse rajoni i Azi-Paqësorit nuk është i sukseshëm”.

Zoti Obama tha se rajoni ka rëndësi kyçe për objektivin e tij për dyfishin e eksporteve amerikane dhe shtoi se ekonomitë e APEC-ut duhet të punojnë sëbashku për të nxitur me shpejtësi në në mënyrë të qendrueshme rritjen ekonomike.

Në deklaratën përfundimtare të takimit të nivelit të lartë të APEC-ut pritet të vihet në dukje përparimi i bërë në atë që zoti Obama iu referua si ekonomi e suksshme rajonale, duke argumentuar rëndërinë e shtimit të tregtisë dhe investimeve, duke promovuar “punë në sektorin e gjelbër, në fushën e novacioneve dhe duke përcaktuar dhe bashkërenduar mirë rregullat.

Shtetet e Bashkuara dhe tetë vende të tjera të APEC-ut kanë njoftuar tashmë në vija të përgjithëshme marrëveshjen për të krijuar një Partneritet Trans-Pacifik tregtar, ose TPP, që zoti Obama tha se do të jetë model për hapjen më të gjerë të tregtisë rajonale.

Krahas Shteteve të Bashkuara, pjesëmarrësit e tjerë të TPP-së janë Australia, Brunei, Kili, Malajzia, Zelanda e Re, Peruja, Singapori dhe Vietnami. Kina e ka kritikuar grupin, duke thënë se pasqyron tendencat proteksioniste të APEC-ut.

Zyrtarët amerikanë thanë se zoti Obama pritej të zhvillonte bisedime të mëtejshme gjatë takimit me Presidentin e Kinës, Hu Gjin Tao. Në takimin e tyre kryesor të shtunën, të dy udhëheqësit diskutuan për tregtinë dhe mosmarrëveshjet lidhur me politikat e monedhës kineze.

Çështja e programit bërthamor të Iranit dhe raporti i kohëve të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore lidhur me të dhënat për përpjekjet e Iranit prë prodhimin sekret të armëve kanë qënë gjithashtu fokusi i takimeve të Presidentit Obama me udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë.

Zyrtarët amerikanë thanë se Kina dhe Rusia mbështesin përpjekjet diplomatike për parandalimin e Iranit që të ketë aftësinë për të zotëruar një armë bërthamore.

Zoti Obama tha se ai dhe Presidenti i Rusisë Dmitri Mevjedev ranë dakord të punojnë për “një përgjigje të përbashkët” ndaj Iranit lidhur me të dhënat e raportit të Agjencisë. Zyrtarët amerikanë thonë se konsultimet do të vazhdojnë rreth masave për të shtuar presionin ndaj Teheranit.

XS
SM
MD
LG