Lidhje

Obama: Objektivi i SHBA në Afganistanit, drejt realizimit


Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti tha se lufta në Afganistan do të përfundojë deri në fund të 2014s

Presidenti Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara që e çoi vendin në luftën e Afganistanit është drejt realizimit.

Presidenti tha se synimi amerikan për t’u siguruar që Al Kaida të mos e përdorë më Afganistanin si një bazë nga ku të kryhen sulme kundër Shteteve të Bashkuara do të arrihet dhe lufta në Afganistan do të përfundojë deri në fund të vitit 2014.

Dje zoti Obama u takua në Shtëpinë e Bardhë me presidentin afgan Hamid Karzai, me të cilin diskutoi mbi të ardhmen e rolit amerikan në Afganistan. Të dy udhëheqësit mbajtën një konferencë shtypi menjëherë pas takimit.

Presidenti Obama tha se kishte rënë dakord me presidentin afgan mbi një plan për shndërrimin e misionit ushtarak amerikan në një rol mbështetës këtë pranverë, disa muaj më parë nga sa pritej.

XS
SM
MD
LG