Lidhje

Obama mirëpret lirimin e ushtarit amerikan në Afganistan


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel i doli në mbrojtje sot marrëveshjes mbi bazën e së cilës u realizua lirimi i ushtarit amerikan që ishte ndaluar për 5 vjet nga talebanët. Marrëveshja u bë e mundur me shkëmbinin e ushtarit me 5 kryengritës afganë, të cilët ndodheshin në burgun e Guntanamos. Për marrëveshjen nuk u njofua më parë Kongresi, sipas ligjit amerikan, por Sekretari Hagel se kjo ndodhi ngaqë jeta e ushtarit ishte në rrezik. Rreshteri Bowe Berg-dal është dërguar në spitalin e ushtrisë amerikane në Land-stul të Gjermanisë. Në vazhdim ju njohim me komentet e Presidentit Obama dhe të prindërve të tij, pas lirimit:

Lirimi i rreshterit Bowe Berghahl nga talebanët u realizua pas negociatave disa mujore të ndërmjetësuara nga qeveria e Katarit. Në bazë të marrëveshjes së shkëmbimit, të ndaluarve që mbaheshin në Guantanamo u ndalohet largimi nga Katari për të paktën një vit.

“Si pjesë e këtyre përpjekjeve, Shtetet e Bashkuara do të transferojnë pesë të burgosur nga burgu i Guantanamos në Katar. Qeveria e Katarit na ka dhënë garanci se do të vendosë masa për mbrojtjen e sigurisë sonë kombëtare”.

Duke qëndruar përkrah presidentit Obama në Shtëpinë e Bardhë, prindërit e rreshterit Bergdahl shprehën falenderimet e tyre për lirimin e tij.
Jani Bowe, Bergdahl’s mother

“Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë mbështetur Bowe-in. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë për djalin tonë në këtë periudhë të rikuperimit të tij.”

Ende nuk është caktuar koha e kthimit të rreshterit Bergdahl në shtëpinë e tij në shtetin përëndimor të Ajdahos. Ai u kap nga talebanët në qershor të vitit 2009, rreth dy muaj pasi kishte shkuar në Afganistan.
XS
SM
MD
LG