Lidhje

SHBA, Afganistan: Plan për misionin ushtarak


Presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti afgan Hamid Karzi kanë rënë dakort për një plan për ta zhvendosur misionin ushtarak amerikan në Afganistan në një rol mbështetës këtë pranverë, disa muaj më parë nga ç’parashikohej.

Zoti Obama tha se pas kësaj trupat amerikane do të përqëndrohen në stërvitjen, këshillimin dhe ndihmën ndaj forcës afgane. Ai tha se ky do të jetë një “moment historik”.

Ai i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët për shtyp me zotin Karzai sot, pasi priti udhëheqësit afgan në Shtëpinë e Bardhë për bisedime mbi rolin e ardhshëm amerikan në Afganistan.

Për momentin, ka rreth 66 mijë trupa amerikane në Afganistan, së bashku me disa mijëra ushtarë të tjerë ndërkombëtar. Forcat ndërkombëtare pritet të kalojnë operacionet luftarake tek forcat afgane deri në fund të vitit 2014.

Numri i trupave amerikane në Afganistan pas vitit 2014 nuk është ende i qartë. Zoti Obama tha sot se çdo plan do të përfshijë një marrëveshje imuniteti sipas të cilës trupat amerikane nuk do të jenë subjekt i ligjeve afgane.
XS
SM
MD
LG