Lidhje

Presidenti Obama në Afganistan për një vizitë disa orëshe

  • Zëri Amerikës

Presidenti Barak Obama bëri një vizitë të papritur në Kabul, ku i kërkoi Presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, të marrë më shumë masa për të luftuar korrupsionin.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë vizitës, zoti Obama vuri në dukje përparimin që ka bërë vendi, por ai dëshiron të shikojë më shumë ndryshime. Zoti Karzai u zotua se vendi i tij do të ecë përpara dhe eventualisht do të garantojë sigurinë e tij. Ai falenderoi gjithashtu Presidentin Obama për ndërhyrjen amerikane në vendin e tij.

Zoti Obama e ftoi Presidentin Karzai të vizitojë Uashingtonin më 12 maj.

Presidenti shkoi në Afganistan për disa orë sot, për atë që këshilltarët e tij thanë se është një udhëtim që kishte për qëllim t’i kërkonte Presidentit Karzai të bënte më shumë përpjekje për të spastruar zyrtarët e korruptuar dhe për të ofruar shërbime të besueshme qeveritare.

Gjatë vitit të saj të parë në detyrë, administrata e Presidentit Obama e ka zhvendosur vemendjen nga lufta në Irak, ku Shtetet e Bashkuara po pakësojnë praninë e tyre, në Afganistan, ku ai ka dhënë urdhër të vendosen 30 mijë trupa shtesë.

XS
SM
MD
LG