Lidhje

Presidenti Obama fillon një udhëtim në Afrikë


Presidenti Barak Obama fillon sot një udhëtim një javor në Afrikë, me fokusin tek tregtia, investimet dhe siguria e ushqimeve. Zoti Obama shkon fillimisht në Senegal, ku nesër do të takohet me presidentin Macky Sall dhe do të marrë pjesë në një diskutim mbi sundimin e ligjit me udhëheqësit e fushës juridike të rajonit.

Pas Senegalit, zoti Obama ka në plan të shkojë në Afrikën e Jugut dhe të vizitojë Ishullin Robben Island, ku ndodhet burgu ku ish-presidenti Nelson Mandela kaloi rreth dy dekada të jetës së tij. Zyrtarët jugafrikanë kanë thënë se vizita e zotit Obama do të vazhdojë, megjithë shqetësimet mbi gjendjen kritike shëndetësore të 94-vjeçarit Mandela.

Në përfundim të vizitës së tij, zoti Obama ka në plan të shkojë në Tanzani. Gjatë këtij udhëtimi ai nuk ka në plan të vizitojë Kenian, vendin ku ka lindur i ati. Si presidenti, edhe nënpresidenti i Kenias janë në proces gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtar të Krimeve kundër Njerëzimit dhe diplomatët thonë se kjo e bën të pamundur vizitën e zotit Obama.
XS
SM
MD
LG