Lidhje

President Obama, në Uashington pas turneut në Afrikë


Presidenti Barak Obama është kthyer në Uashington pas një udhëtimi një javor në Afrikë, duke thënë se është i bindur se njerëzit e Afrikës janë në gjendje të shpalosin një epokë të re prosperiteti.

Z. Obama përfundoi vizitën e tij të martën në Tanzani, ku foli në një central dikur të braktisur të energjisë që rifilloi nga puna nëpërmjet një përpjekjeje të përbashkët amerikano-tanzaniane.

Presidenti shpalli programin e tij të ri prej 7 miliardë dollarësh për të shtuar numrin e afrikanëve që kanë qasje tek energjia elektrike, me synimin për të forcuar ekonomitë e kontinentit.

Po dje, ish-presidenti amerikan George W. Bush, mori pjesë së bashku me presidentin Obama në një ceremoni për të nderuar 11 personat që gjetën vdekjen në sulmin me bombë në ambasadën amerikane në Dar es Salam, në vitin 1998.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG