Lidhje

Presidenti Barack Obama shkon në Afrikën e Jugut


Presidenti amerikan Barack Obama mbërriti në Afrikën e Jugut, si pjesë e turneut të tij në Afrikë që synon thellimin e angazhimit të Shteteve të Bashkuara në këtë kontinent.

Vizita e tij bëhet në mes të shqetësimit për gjendjen e ikonës afrikano-jugore të anti-aparteidit, Nelson Mandela që vazhdon të jetë në gjendje kritike në një spital të Pretorias.

Duke folur me gazetarët në avionin presidencial Air Force One, zoti Obama tha në lidhje me një vizitë të mundshme të tij në spital, se nuk donte të tërhiqte vëmendjen në një kohë kur familja e Mandelës është e shqetësuar për gjendjen e tij.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin thënë se ishte në dorën e familjes së Mandelës nëse presidenti Obama mund ta vizitonte atë në spital.
XS
SM
MD
LG