Lidhje

Obama: Amerika duhet të zhvillojë sektorin e prodhimit

  • Zëri Amerikës

Obama: Amerika duhet të zhvillojë sektorin e prodhimit

Obama: Amerika duhet të zhvillojë sektorin e prodhimit

Presidenti amerikan Barak Obama tha se Amerika mund të "fitojë të ardhmen", duke rindërtuar sektorin e saj të prodhimit.

Zoti Obama i bëri komentet sot pas vizitës në një qendër trajnimi për industrinë automobilistike në një kolegj në shtetin Virginia, pranë Uashingtonit.

Ai tha se ritmet e ngadalta të rimëkëmbjes ekonomike kanë lënë shumë amerikanë pa punë, prandaj ai u bëri thirrje ligjvënësve dhe industrive të ndryshme të mbështesin programet që nxisin trajnime të tilla.

Ai tha gjithashtu se bizneset private, grupet e industrisë dhe shkollat duhet të shtojnë përpjekjet për të vendosur lidhje midis punëtorëve të kualifikuar dhe vendeve të punës që presin të plotësohen.

Komentet e tij vijnë pas një sërë raportesh ekonomike që hedhin dyshime në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike amerikane.

XS
SM
MD
LG