Lidhje

Obama angazhohet për masa të reja stimuluese për kompanitë që hapin vende pune në SHBA

  • Zëri Amerikës

Obama angazhohet për masa të reja stimuluese për kompanitë që hapin vende pune në SHBA

Obama angazhohet për masa të reja stimuluese për kompanitë që hapin vende pune në SHBA

Presidenti Barak Obama po angazhohet për masa të reja stimuluese për kompanitë që hapin vende pune në Shtetet e Bashkuara dhe se do të marrë masa ndëshkuese ndaj atyre që i transferojnë vendet e punës jashtë Amerikës.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm sot, presidenti tha se do të paraqesë “propozime të reja për taksat që shpërblejnë kompanitë që bëjnë atë që duhet duke hapur vende pune në vend dhe duke investuar në Amerikë, dhe do të shmangë lehtësitë për taksat për komanitë që i zhvendosin vendet e punës jashtë Shteteve të Bashkuara”.

Në një takim me drejtues biznesesh para disa ditësh, Presidenti tha se ai “do të garantojë që qeveria të bëjë gjithçka të mundur për t’ju ndihmuar që të jeni të suksesshëm”.

Presidenti ka propozuar gjithashtu riorganizimin dhe kombinimin e gjashtë agjencive për tregëtinë, për të reduktuar burokracinë dhe përmirësuar shërbimet.

XS
SM
MD
LG