Lidhje

Obama shpreh mbështetje për APEC


Presidenti amerikan Barack Obama mbajti një fjalim në takimin e nivelit të lartë të krerëve të biznesit të vendeve të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit, duke u thënë atyre se Shtetet e Bashkuara janë tërësisht të angazhuara ndaj Azisë. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara lidhur me defiçitin tregtar, çështjet e piraterisë në internet dhe synimet ekspansioniste të Kinës në detet lindore dhe jugore të Kinës.

Presidenti Obama mbërriti në kryeqytetin kinez mengjezin e së hënës. Ai po merr pjesë në punimet tre ditore të APEC-ut. Zyrtarët amerikan e shohin takimin si një mënyrë për të përcaktuar rregullat që do të parandalonin konfliktet në rajon, ndërkohë që arrihen përparime në tregti, fushën kibernetike dhe çështjet klimatike.

Duke iu drejtuar udhëheqësve të biznesit, zoti Obama njoftoi ndryshimin e politikës së vizave me Kinën, që do të futet në efekt këtë javë:

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të zbatojnë një marrëveshje të re për vizat ku do të përfitojnë të gjithë, që nga studentët, turistët si dhe bizneset e mëdha dhe të vogla. Në bazë të marrëveshjes aktuale, vizat zgjatin vetëm një vit. Por sipas marrëveshjes së re, vizat e studentëve dhe shkëmbimeve do bëhen pesë vjeçare dhe ato të biznesit dhe turistëve do zgjaten në 10 vjet.”

Presidenti amerikan po ashtu promovoi planet e Uashingtonin për një “Partneritet Trans-Paqësor” me 12 vende. Plani është i debatueshëm sepse përjashton Kinën dhe sfidon planet e Pekinit për Azinë si zonë e lirë tregtare.

Në të njëjtën kohë, zoti Obama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Nëse Kina dhe Amerika mund të punojnë sëbashku, bota përfiton dhe pikërisht ky është interesi i të pranishmëve këtu. Duhet të punojmë vazhdimisht për të forcuar tregtinë dypalëshe dhe investimet mes dy vendeve tona.”

Presidenti pritet të darkojë me homologun kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë të Azi-Paqësorit.

XS
SM
MD
LG