Lidhje

Obama: Të pakësojmë dhunën nga armët


Presidenti Barack Obama thotë se dëshiron të punojë me udhëheqësit politikë, të shoqërisë civile dhe ata fetarë për të gjetur konsensus

Presidenti Barack Obama thotë se dëshiron të punojë me udhëheqësit politikë, të shoqërisë civile dhe ata fetarë për të gjetur konsensus në pakësimin e dhunës nga armët. Ai kritikoi ligjvënësit që kundërshtojnë përpjekjet për pakësimin e dhunës nga armët.

Zoti Obama i shprehu pikpamjet e veta dje në New Orleans gjatë një takimi të Lidhjes Kombëtare Urbane, një grup i njohur afrikano-amerikan për të drejtat e njeriut dhe ekonominë.

Këto janë komentet më të zgjeruara që bën zoti Obama që nga masakra në një kinema në Aurora të Kolorados ku u vranë 12 njerëz dhe 58 u plagosën.

“Si shumica e amerikanëve, besoj se Amendamenti i Dytë i garanton një individi të drejtën për të patur armë. Armët janë pjesë e traditës e tashëguar nga një gjeneratë në tjetrën. Por besoj se shumë njerëz që kanë armë do ta pranonin se AK-47 i përket ushtrisë dhe nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve. Këto armë duhet të jenë në fushën e betejës dhe jo nëpër rrugicat e qyteteve tona.”

Zoti Obama tha se metodat për të parandaluar kriminelët dhe të sëmurët mendorë që të blejnë armë duhet të jenë të thjeshta dhe praktike. Presidenti kritikoi ligjvënësit për kundërshtimin e përpjekjeve për pakësimin e dhunës nga armët, e cila, tha presidenti, prek edhe jetët e fëmijëve çdo ditë në mbarë vendin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG