Lidhje

Pres. Obama niset për një turne në Azi


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, po e kthen vemendjen tek diplomacia me vendet e Azisë, duke u nisur nesër për në Tajlandë dhe Birmani, dhe më pas në Kamboxhia për takimin e nivelit të lartë të Azisë Lindore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson, na informon nga Shtëpia e Bardhë se vizitat e zotit Obma në tri vende që janë në fazën e ndryshimeve politike, të gjithë faktorët në një rajon që është fokusi i ribalancimit të interesave ekonomike, politike dhe të sigurimit të Shteteve të Bashkuara.

Në Bankok, ai do të takohet me Kryeministrin Yingluck Shinawatra për të theksuar marrëdhëniet historike mes dy vendeve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin e gjetë ushtarak prej disa dekadash.

Të hënën, ai do të bëhet presidenti i partë amerikan që viziton Birmaninë, ku po zhvillohet një tranzicion i brishtë, megjithëse vende ende dominohet nga ushtria.
Ai do të vizitojë gjithashtu Kamboxhian, ku qeveria e Kryeministrit Hun Sen gjendet prëballë kritikave për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe taktikat autoritare.

Rizgjedhja e zotit Obama për një mandat të dytë i jap atij avantazh dhe sipas Majkëll Grin të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtre, edhe një mundësi për të shprehur më qartë vemendjen e Shteteve të Bashkuara në Azi.

“Tailanda është një demokraci me probleme. Kamboxhia ka një sistem që po bëhet gjithënjë e më autoritar. Birmania po përpiqet të reformohet, por ka mjaft parregullsi. Për mendimin tim, presitenti po kalon nga një tabllo bardh e zi, pra të angazhohemi apo të mos angazhohemi në këtë rajon, në një tabllo pjesërisht me ngjyra”.

Në Birmani, zoti Obama do të takohet me figurën e demokracisë dhe anëtaren e parlamentit Aung San Suu Kyi. Takimi i tyre i fundit u zhvillua në shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara kanë zbutur sanksionet ekonomike ndaj Birmanisë dhe kompanitë amerikane po e ndjekin me kujdes terrenin e investimeve.

Por Uashingtoi është realist për sfidat. Samantha Power, këshilltarja kryesore e Presidentit Obama për të drejtat e njeriut tha se vizita ka për qëllim të shprehë qartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reforma të mëtejshme.

"Për vetë natyrën e profilit të lartë të këtij udhëtimi, ne kemi rastin të transmetojmë mesazhin rreth hapave të tjera që duhen marrë në rrugën e reformave dhe mundësitë që ekzistojnë si rezultat i mundësive të krijuara”.

Organizatat e të drejtave të njeriut duan që zoti Obama të flasë hapur dhe prerë për nevojën e lirimit të të burgosurve të tjerë politikë dhe për trajtimin e pakicave. Frank Januci drejton zyrën e Uashingtonit të Organizatës Amnesty International.

“Çështja është se të gjitha masat që janë marrë në Birmani deri tani janë ende delikate dhe të kthyeshme. Prandaj presidenti dhe administrata e tij duhet të bëjnë të qartë drejtimin dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta shpallin të përfunduar misionin në Birmani”.

Mosmarrëveshjet për Detin e Kinës Jugore janë një çështje që do të jetë mjaft e pranishme në takimin e nivelit të lartë të Azisë Lindore në Kamboxhia, që është edhe ndalesa e findit e turneut të tij. Kris Xhonson, një ish analist i lartë i CIAs, thotë se ndikimi i presionit kinez në Kamboxhia dhe në ASEAN në fillim të këtij viti do të vazhdojë të ndjehet.

“Kina ka zgjedhur rrugën të përdorë mjetet më të forta të presionit në Kamboxhia, avantazhin e saj ekonomik dhe politik. Por çfarë duket më interesante, të paktën në fillim të incidentit ishte se Kina nuk duket se i kuptonte pasojat negative që me siguri do të kishte në radhër e ASEAN-it dhe më bjerë”.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se zoti Obama do të takohet me Kryeministrin kinez Wen Jiabao dhe Kryeministrin e Japonisë Yoshihiko Noda. Udhëheqësit rajonalë janë të shqetësuar jo vetëm për katastrofën fiskale në Shtetet e Bashkuara, por se edhe kë do të emërojë Presidenti Obama për të zëvendësuar sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, e cila ka gjurmët e saj në politikën amerikane në Azi gjatë mandatit të parë të zotit Obama.
XS
SM
MD
LG