Lidhje

Presidenti Obama, vizitë në Japoni dhe Vjetnam


Presidenti Barak Obama është nisur për një vizitë një javore në Vjetnam dhe Japoni, në udhëtimin e tij të 10-të në Azi që kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët e administratës thonë se vizita e presidentit dëshmon angazhimin amerikan për të ri-balancuar marrëdhëniet me vendet e rajonit të Azi-Paqësorit. Udhëtimi i tij gjithashtu pritet të intensifikojë shkëmbimet diplomatike amerikane, si dhe angazhimin e Shtetet e Bashkuara në aspektin ekonomik dhe të sigurisë me këto vende.

Presidenti mbërrin nesër, sipas orës lokale në kryeqytetin vjetnamez ndërsa nga fundi i javës do të qëndrojë në Japoni. Presidenti do të vizitojë edhe qytetin e Hiroshimës ku Shtetet e Bashkuara përdorën për herë të pare në historinë e njerëzimit bombën bërthamore për t’i imponuar Japonisë dorëzimin në fund të Luftës II Botërore.

Zoti Obama do të bëhet presidenti i parë amerikan që viziton vendin ku ra bomba.

XS
SM
MD
LG