Lidhje

Obama bën thirrje për miratimin e planit të tij për vende të reja pune


Obama bën thirrje për miratimin e planit të tij për vende të reja pune
Obama bën thirrje për miratimin e planit të tij për vende të reja pune

Presidenti Barak Obama po vazhdon t’i bëjë thirrje Kongresit të miratojë planin e tij për hapjen e vendeve të punës dhe nxitjen e ekonomisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Kent Klain na informon nga Shtëipia e Bardhë se presidenti ka në plan të njoftojë të hënën se si do ta financojë këtë plan dhe njëkohësisht si do të ulë deficitin e qeverisë.

Presidenti Obama i bëri përsëri thirrje publikut në fjalimin e tij javor në radio dje të mbështesë planin prej 447 miliardë dollarësh për hapjen e vendeve të punës.

“Ky është një projet-ligj për dy gjëra të thjeshta, punësim për më shumë njerëz dhe më shumë para për ata që punojnë”.

Në mesazhin e tij tashmë të njohur, Presidenti Obama u bëri thirrje amerikanëve t’u kërkojnë ligjvënësve të miratojnë projekt-ligjin dhe tha se anëtarët e Kongreit duhet të veprojnë me shpejtësi.

“Koha për veprim është tani. Jo më lodra, jo bë bllokime, jo më përçarje apo vonesa. Është koha për njerëzit që ju keni çuar në Uashington të vënë vendin para partive, të mendojnë më pak për vendin e tyre të punës dhe të mendojnë më tepër për vendet tuaja të punës”.

Zoti Obama tha se do të shpjegojë të hënën se do të pagujet për planin e hapjes së vendeve të punës dhe njëkohësisht si do të ulet dificiti qeveritar. Synimi i tij është ulja e deficitit me rreth dy trilionë dollarë gjatë 10 vjetëve.

Republikanët e opozitës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të pranuar disa nga dispozitat e projekt-ligjit të punës, por ata kundërshtojnë planin e presidentit për ta financuar këtë nismë me ngritjen e taksave për korporatat dhe individët e pasur.

Republikanët thonë gjithashtu se administrata Obama po e pengon krijimin e vendeve të reja të punës, duke i vënë shumë rregulla industrisë.

Në fjalimin javor të republikanëve, kongresisti Pitër Roskam nga shteti Illinoi tha se bizneset duhet të jenë të afta të përqendrohen në marrjen e njerëzve në punë dhe jo në marrëdhëniet me Uashingtonin.

“Një fermer nga Illinoi u ngrit në një takim të hapur javën e kaluar dhe One Illinois farmer stood up at a town hall meeting last month and pleaded with the president. He said, ‘Please do not challenge us with more rules and regulations from Washington.’ I could not have said it better myself.”

Që kur njoftoi planin e tij për hapjen e vendeve të punës më 8 shtator, Presidenti Obama ka bërë fushatë në shtetet ku do të vendoset rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhëshëm.

Ai ka bërë dy vizita në Virxhinia dhe një në Karolinën e Veriut. Vizitën e tij të dytë Presidenti Obama do ta bëjë të enjten në Sinsinati, pranë distriktit të Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Xhon Bojner.

Siç tregojnë anketat e opinionit publik, miratimi për punën e zotit Obama ka rënë ndjeshëm kohët e fundit dhe ka mbërritur në pikën më të ulët të presidencës së tij. Sipas rezultateve të një ankete të gazetës Nju Jork Times dhe kanalit televiziv CBS, pothuajse gjysma e pjesëmarrësve besojnë se ekonomia po shkon drejt një recesioni tjetër. Pothuajse tri nga katër njerëz mendojnë se vendi po ecën në drejtim të gabuar.

XS
SM
MD
LG