Lidhje

Bombat në Boston, FBI: "Tenxhere me presion të mbushura me gozhda dhe zare kushinetash."


bomb

bomb

Agjenti i FBI-së i ngarkuar me çështjen thotë se "do të shkojë deri në fund të botës" për të identifikuar se kush i kreu shpërthimet.

Byroja federale amerikane e hetimeve (FBI) thotë se dy bomba që shpërthyen të hënën në maratonën e Bostonit ishin mbajtur në një çantë të zezë dhe ndoshta përbëheshin nga tenxhere me presion të mbushura me gozhda dhe zare kushinetash.

Ekspertët e FBI janë në kërkim të fragmenteve nga vendi i ngjarjes, ndërsa përpiqen për të krijuar një ide se si u krye sulmi.

Autoritetet nuk kanë ndonjë të dyshuar, dhe janë duke i kërkuar publikut të dërgojë ndonjë foto ose video që mund të kenë marrë përgjatë rrugës së maratonë për të ndihmuar në identifikimin se kush ishte përgjegjës për shpërthimet.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Karolyn Presutti, që ndodhet në Boston, thotë se policia gjithashtu po u kërkon njerëzve për të telefonuar nëse kanë ndonjë informacion.

Sindikatat e policëve dhe zjarrfikësve në Boston kanë ofruar një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për informacion që çon në një arrestim.

Agjenti i FBI-së i ngarkuar me çështjen thotë se "do të shkojë deri në fund të botës" për të identifikuar se kush i kreu shpërthimet.

Ligjëvënësi nga Marylandi, Dutch Ruppersberger tha pas një mbledhje mbi çështje të sigurisë të martën, se nuk ka gjasa që al-Kaida ose ndonjë qeveri e huaj të ishte përfshirë në këtë sulm për shkak të mungesës së të dhënave paraprake të zbulimit.

Dy shpërthime thuajse të menjëherëshme, të hënën, lanë të vrarë 3 persona, përfshi një fëmijë 8 vjeçar, në vijën e finishit të Maratonës së Bostonit. 176 njerëz u plagosën, shumë prej tyre kanë humbur gjymtyrët.

Presidenti Barack Obama e cilësoi sulmin "akt terrorizmi..të shëmtuar prej frikacakësh."

Trego komentet

XS
SM
MD
LG