Lidhje

Obama: Bota përballet me sfida që e rrezikojnë rimëkëmbjen ekonomike

  • Zëri Amerikës

Obama: Bota përballet me sfida që e rrezikojnë rimëkëmbjen ekonomike

Obama: Bota përballet me sfida që e rrezikojnë rimëkëmbjen ekonomike

Presidenti Barak Obama tha sot se ekonomia amerikane është në rritje shumë të ngadaltë por shtoi se udhëheqësit në takimin e G-20s kanë bërë përparime për t’i vënë vendet e tyre mbi një bazë më të qendrueshme. Zoti Obama i bëri komentet në një konferencë shtypi që mbajti në Kanë.

"E thënë thjesht, bota përballet me sfida që e rrezikojnë rimëkëmbjen tonë ekonomike", - tha Presidenti Obama.

Ai tha se Evropa po e mbështet planin për të parandaluar krizën e borxhit, që e ka burimin te kriza greke, për të mos lejuar që ajo të përhapet e t’i japë një goditje tjetër ekonomisë amerikane.

Duke folur për raportin e ri mbi punësimin të publikuar nga qeveria amerikane, i cili flet për një rritje modeste të vendeve të punës, zoti Obama tha se ekonomia në Shtetet e Bashkuara është në rritje tepër të ngadaltë.

Presidenti tha se dy vjet më parë, vendit iu desh të merrte masa agresive për të zgjidhur krizën e tij ekonomike. Ai i nxiti partnerët e tij në Evropë për të bërë të njëjtën gjë.

“Ata do të gjejnë tek ne një partner të fortë,''tha Presidenti Obama. “Udhëheqësit evropianë, tha ai, në fund të fundit e kuptojnë se ajo që kërkojnë tregjet është një sinjal i fortë nga Evropa se ata nuk do të heqin dorë nga euroja.”

Ndërkohë, Presidenti Obama nuk i kushtoi rëndësi ndikimit që politikat e tij ekonomike mund të kenë në planin politik, tani që ka mbetur vetëm një vit nga zgjedhjet presidenciale.

“Më duhet t’ju them se shqetësimi im fundit për momentin është politika e një viti më vonë,” tha zoti Obama. “Shqetësimi im i tanishëm është që njerëzit të kenë punë, sepse këta njerëz po e pësojnë dhe ekonomia amerikane nuk është aty ku duhe,.”- tha ai.

XS
SM
MD
LG