Lidhje

Presidenti Obama në Britani për takimin e NATO-s


Presidenti Barack Obama ndodhet në Britani, për të marrë pjesë në një takim dy-ditor të NATO-s, që pritet të përqendrohet tek konflikti në Ukrainë dhe tek kërcënimi i ekstremistëve islamikë në Siri dhe në Irak.

Zoti Obama mbërriti të mërkurën në darkë në një bazë ushtarake në Britani, pas bisedimeve në kryeqytetin e Estonisë me presidentët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Duke folur në Talin, presidenti amerikan dënoi ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, si “sulm i paturp” ndaj një vendi Sovran dhe u përpoq t’i sigurojë homologët e tij nga vendet balltike se NATO do t’i mbrojë ata nga një agresion i mundshëm rus. Të tre vendet balltike, ish republika sovjetike, u anëtarësuan në NATO në vitin 2004.

Zoti Obama, po ashtu njoftoi planet për të çuar avionë të tjerë në vendet balltike dhe tha se të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet të japin kontributin që u takon në shpenzimet për mbrojtjen, me qëllim fuqizimin e Aleancës.

XS
SM
MD
LG