Lidhje

Obama, thirrje rinisë britanike për optimizëm


Presidenti Barak Obama i ka bërë thirrje rinisë britanike të heqë dorë nga pesimizmi, cinizmi dhe ksenofobia. Ai i bëri komentet në një takim të hapur në Londër sot, një ditë pasi u ballafaqua me kritika të ashpra për komentet e tij lidhur me nevojën që Britania të mos dalë nga Bashkimi Evropian.

Presidenti amerikan tha se në kohë ndryshimesh zgjohen dëshira për identitete të forta, një prirje që duhet ta luftojmë, tha zoti Obama. Globalizimi dhe integrimi duhen parë si mundësi, jo kërcënime, vazhdoi më tej Presidenti Obama.

Më pas ai iu përgjigj pyetjeve nga salla, ndër të cilat edhe lidhur me mendimet e tij për udhëheqësin e ardhshëm amerikan dhe gjurmën që ai mendon se po lë në histori.

Zoti Obama tha se do të presë të paktën 10 vjet para se të reflektojë mbi presidencën e tij, por shtoi se në analizën aktuale është krenar për ato që ka arritur.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG