Lidhje

Obama bën thirrje për eliminimin e rrezikut të shkurtimeve automatike buxhetore


Presidenti Barak Obama u bëri përsëri thirrje ligjvënësve të arrijnë një marrëveshje për të eliminuar këtë rrezik

Presidenti amerikan Barak Obama u bëri përsëri thirrje ligjvënësve të arrijnë një marrëveshje për të eliminuar rrezikun e shkurtimeve automatike buxhetore.

Shkurtimet do të preknin në mënyrë të barabartë programe të brendshme dhe ushtarake.

Në komentet sot në Shtëpinë e Bardhë, i rrethuar nga policë, zjarrfikës dhe punonjës të tjerë të ekipeve emergjente, Presidenti paralajmëroi se shkurtimet buxhetore do të reduktonin programe pa dallim duke kërcënuar gatishmërinë e ushtrisë dhe investimet për hapjen e vendeve të reja të punës.

Nëse nuk ka marrëveshje për buxhetin, shkurtimet automatike hyjnë në fuqi më 1 mars.

XS
SM
MD
LG