Lidhje

Obama: Beteja për buxhetin, nuk pati fitues


Presidenti i bëri komentet sot në Shtëpinë e Bardhë pas nënshkrimit mbrëmë të ligjit për rihapjen e qeverisë dhe rritjes së tavanit të huamarrjes

Presidenti Barak Obama tha se në betejën e fundit politike për buxhetin, nuk pati fitues.

Ai i bëri komentet sot në Shtëpinë e Bardhë pas nënshkrimit mbrëmë të ligjit për rihapjen e qeverisë dhe rritjes së tavanit të huamarrjes.

Presidenti Obama tha se mbyllja e qeverisë i shkaktoi dëme të panevojshme ekonomisë amerikane dhe dëmtoi besueshmërinë e Amerikës në botë. Ai tha se megjithëse këto dy kërcënimet ndaj ekonomisë janë hequr, mbyllja e qeverisë, e cila zgjati 16 ditë, e ngadalësoi rritjen ekonomike të vendit.

Presidenti tha se amerikanët janë të ngopur me mënyrën se si funksionon politika në Uashington dhe se kjo duhet të ndryshojë. Ai shtoi se tani që mbyllja e pjesshme e qeverisë ka marrë fund, udhëheqësit në Uashington duhet të përqëndrohen te buxheti, reforma e sistemit të imigracionit dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin.
XS
SM
MD
LG