Lidhje

Presidenti Obama dërgon trupa ushtarake në Çad


Presidenti Barak Obama ka dërguar 80 trupa ushtarake në Çad për të ndihmuar për gjetjen e mbi 250 vajzave të rrëmbyera muajin e kaluar nga ekstremistët islamikë në Nigerinë fqinje.

Në një letër dje në adresë të Kongresit, zoti Obama tha se personeli amerikan do të “mbështesë operacionet e zbulimit dhe të kërkimeve me avionë” mbi Nigerinë veriore dhe zonat përreth. Ai tha se trupat do të qëndrojnë në Çad për të kërkuar për vajzat për sa kohë që të jetë e nevojshme.

Vajzat u rrëmbyen nga ekstremistë të Boko Haramit më 14 prill nga një shkollë në një zonë të largët në kufi me Kamerunin, Nigerin dhe Çadin. Vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.

Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se kishte dhënë urdhër për zhvillimin e kërkimeve me avionë mbi rajon dhe tha se pamjet satelitore u ishin dërguar autoriteteve nigeriane. Edhe zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe hetuesit federalë po ndihmojnë përpjekjet e kërkimit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG