Lidhje

Obama, Cameron: Nuk trembemi nga barbarizmi


Presidenti Barak Obama dhe kryeministri i Britanisë David Cameron thonë se vendet e tyre nuk do të tremben nga “vrarës barbarë”, pasi ekstremistë të Shtetit Islamik vranë dy gazetarë amerikanë.

Dy udhëheqësit botuan një artikull opinioni në gazetën Times të Londrës, në një kohë që zyrtarët e NATO-s janë mbledhur në Britani për një takim të nivelit të lartë.

Zoti Obama ka bërë thirrje për veprime ndërkombëtare për t’iu kundërvënë ekstremistëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë marrë nën kontroll zona të mëdha në Sirinë lindore dhe në Irakun verior dhe perëndimor.

Kjo organizatë nxori video ku shihet ekzekutimi i gazetarëve James Foley dhe Steven Sotloff, duke thënë se vrasja e tyre u ndërmor në hakmarrje për goditjet ajrore amerikane në Irak, të cilat kishin në shenjestër Shtetin Islamik.

XS
SM
MD
LG