Lidhje

SHBA godet qendra të Shtetit Islamik


Një grup monitorues thotë se sulmet ajrore të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara goditën qendra të militantëve të Shtetit Islamik në të paktën dy provinca siriane gjatë natës.

Vëzhguesi Sirianë për të Drejtat e Njeriut tha sot se sulmet goditën objektiva në Aleppo dhe Raga.

Sulme të tjera goditën hyrjen në uzinën kryesore të gazit në vend në një paralajmërim me sa duket për militantët e Shtetit Islamik për t’u larguar nga impianti.

Avionët amerikanë të mbështetuar nga aleatët arabë filluan një seri sulmesh ajrore në Siri të martën e kaluar. Sulmet në Irakun fqinj filluan muajin e kaluar. Sulmet ajrore në Irak kanë ndihmuar forcat irakiane dhe ato kurde të marrin kontroll në disa zona nga militantët.

Shtetit Islamik ka marrë në kontroll territore të mëdha në të dyja këto vende.

Presidenti Barack Obama tha se Shtetet e Bashkuara nënvlerësuan “Shtetin Islamik dhe militantët të tjerë me bazë në Siri dhe mbivlerësuan aftësitë e forcave irakiane për t’i luftuar ata.

Zoti Obama i tha kanalit televiziv CBS se është mit të besosh se nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin armatosur rebelët e moderuar në Siri dy vjet më parë, ashtu siç kërkonin disa në Uashington, Siria do të ishte sot në gjendje më të mirë

XS
SM
MD
LG