Lidhje

Plan i presidentit Obama për pakësimin e ndotjeve


Presidenti amerikan Barack Obama do të shpalosë të henën rregulla të reja që synojnë të pakësojnë ndotjet që vijnë nga centralet e qymyrit për prodhim të energjisë elektrike.

Synimi është që centralet të reduktojnë ndotjet karbonike me 32 përqind poshtë niveleve të vitit 2005 deri në vitin 2030. Shtetet amerikane do të jenë përgjegjëse të dalin me planet e tyre për të arritur synimet e caktura nga presidenti. Planet në fjalë do të hynë në efekt në vitin 2022.

Zoti Obama shpalosi variantin paraprak të rregullave vitin e kaluar që do të kishte filluar dy vite më herët dhe që kishte shkurtime më modeste të ndotjeve deri në 30 përqind. Zyrtarët e Shtepisë së Bardhë thonë se varianti i ri, nëse vihet në zbatim, do të shtonte sasinë e energjisë në Shtetet e Bashkuara që nxirret nga burimet energjitike të ripërtëritshme deri në 28 përqind.

Presidenti tha përmes një video se klima po ndryshon, dhe se kjo çështje nuk është problem që i takon gjeneratës së ardhshme. Klima po ndryshon duke kërcënuar ekonominë, sigurinë dhe shëndetin, tha presidenti. Ky nuk është opinion, tha presidenti, është fakt i mbështetur nga të dhëna të grumbulluara gjatë dekadave me radhë dhe një konsensusi shkencor.

XS
SM
MD
LG