Lidhje

Presidenti Obama kthehet nga pushimet dimërore


Presidenti Barack Obama po kthehet në Uashington nga pushimet e dimrit, dhe do të fillojë menjëherë përpjekjet për të vendosur masa të reja kontrolli ndaj shitjes së armëve.

Zoti Obama, Zonja e Parë Michelle dhe vajzat e tyre u nisën nga Havai dje në mbrëmje pas pushimeve të tyre të përvitshme dyjavore në vendlindjen e Presidentit.

Është viti i fundit i presidencës së zotit Obama, i cili përfundon mandatin e tij në janar 2017, pas tetë vjetësh në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka në plan të takohet me Prokuroren e Përgjithshme Loretta Lynch nesër për të diskutuar një urdhër të mundshëm ekzekutiv që ka si synim zgjerimin e kontrollit të historisë të atyre që duan të blejnë armë, një masë që ai po e merr si reagim ndaj një sërë sulmesh me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, përfshirë masakrën e muajit të kaluar në San Bernardino që shkaktoi vdekjen e 14 personave.

XS
SM
MD
LG