Lidhje

Pres. Obama, kërkesë Kongresit për autorizim për forcë


Presidenti amerikan Barack Obama i dërgoi sot Kongresit kërkesën për autorizim për të përdorur forcën ushtarake kundër grupit militant të Shtetit Islamik, duke u bërë thirrje ligjvënësve për t’i "treguar botës se ne jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për t'iu kundërvënë kërcënimit."

Në një letër drejtuar Kongresit, Presidenti tha se është i angazhuar për të punuar me Kongresin për një autorizim dypartiak për përdorimin e forcës ushtarake.

Autorizimi i propozuar do të kufizonte operacionet në tre vjet dhe do të ndalonte trupat nga ajo që formulohet si "angazhim në terren."

Projekt-propozimi i zotit Obama thotë se operacionet luftarake terren në shkallë të gjerë, të ngjashme me ato në Irak dhe Afganistan, duhet të lihet në duar të forcave lokale në vend të ushtrisë amerikane.

Autorizimi i propozuar do të shfuqizojë masën e vitit 2002 që ka autorizuar luftën në Irak, por mban në fuqi një autorizim të vitit 2001 që u miratua pak pas sulmeve të 11 shtatorit për një fushatë kundër al-Kaidës dhe degëve të saj.

XS
SM
MD
LG