Lidhje

Pres. Obama, thirrje për shmangien e shkurtimeve


Presidenti amerikan Barak Obama po i kërkon Kongresit që të marrë masa për të shmangur shkurtimet buxhetore automatike që mund të hyjnë në fuqi duke filluar nga dita e premte.

Presidenti Obama tha sot se shkurtimet do të linin pa punë mijëra njerëz, duke përfshirë mësues. Ai tha se pasiguria tashmë ka filluar të dëmtojë vendin. Zoti Obama tha se sa më gjatë që shkurtimet të mbeten në fuqi, aq më të rënda do të jetë ndikimi i tyre në ekonomi.

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një takimi me guvernatorët e shteteve. Ai u bëri thirrje guvernatorëve që të diskutojnë rreth rëndësisë së çështjes me delegacionet e tyre në Kongres. Ai tha se drejtuesit e shteteve e dinë që kompromisi është thelbësor në arritjen e rezultateve në qeverisje.

Shkurtimet buxhetore me vlerë 85 miliardë dollarë që mund të hyjnë në fuqi më 1 mars njihen si “sekuestrimi”.

XS
SM
MD
LG