Lidhje

Pres. Obama në Teksas


Presidenti amerikan Barack Obama do ta kalojë ditën sot në Teksas për të nderuar paraardhësin e tij dhe viktimat e shpërthimit të javës së kaluar në një uzinë të plehrave kimike.

Zoti Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle do ta kalojnë një pjesë të ditës në Dallas në inaugurimin e bibliotekës së re presidenciale kushtuar George W. Bush në kampusin e Universitetit Southern Methodist. Zoti Obama do të bashkohet me të jatin e zotit Bush, ish presidentin George H.W. Bush, dhe dy ish president të tjerë të Shtëpisë së Bardhë, demokratët Jimmy Carter dhe Bill Clinton.

Duke folur dje në një ngjarje për grumbullim fondesh për partinë demokrate, zoti Obama tha se mezi pret të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të librarisë. Megjithë dallimet politike mes tyre, presidenti i tanishëm tha se paraardhësi i tij në detyrë “e do këtë vend dhe popullin e tij” dhe jo vetëm ata që votojnë për republikanët.

Çifti Obama do të shkojë më pas në qytetin Waco për një shërbesë përkujtimore për njerëzit e vrarë kur një shpërthim shkatërroi një qytezë të vogë në 17 prill.
XS
SM
MD
LG