Lidhje

Obama: Dështimi për të rritur tavanin e borxhit, me pasoja të rënda


Obama: Dështimi për të rritur tavanin e borxhit, me pasoja të rënda
Obama: Dështimi për të rritur tavanin e borxhit, me pasoja të rënda

Ligjvënësit amerikanë do të vazhdojnë edhe sot diskutimet lidhur me dy plane që janë paraqitur për rritjen e tavanit të borxhit, ndërsa afron afati i caktuar për arritjen e marrëveshjes.

Presidenti Barak Obama tha mbrëmë në një fjalim të transmetuar me televizion, se Kongresi rrezikon të nxisë një "krizë të thellë ekonomike" në vend, në se ligjvënësit dështojnë në arritjen e një kompromisi lidhur me tavanin e borxhit deri më 2 gusht.

Presidenti amerikan ju drejtua vendit mbrëmë, disa orë pasi udhëheqësit demokratë dhe republikanë në kongres shfaqën plane rivale për të shkurtuar shpenzimet dhe rritur tavanin e borxheve për të menjanuar falimentimin.

Presidenti mbështeti një plan të propozuar nga udhëheqësi demokrat i Senatit Harry Reid, plani i të cilit kërkon shkurtimin e 2,7 trilionë dollarëve dhe rritjen e tavanit të borxhti deri në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor të vitit të ardhshëm.

Presidenti hodhi poshtë një plan të njoftuar të henën nga kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner. Plani i këtij të fundit do të rriste menjëherë kufirin e huamarrjes me 1 trilion dollarë dhe do të shkurtonte shpenzimet me 1, 2 trilionë dollarë. Zoti Obama tha se kjo është një zgjidhje afatshkurtër.

Javë të tëra negociatash të dështuara ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresi e kanë lënë vendin të përballet me atë që presidenti e quajti një ngërç të rrezikshëm. Ai tha se falimentimi do të jetë një përfundim i papërgjegjshëm dhe i pamatur.

Presidenti kritikoi republikanët konservatorë që kërkojnë zgjidhjen e krizës së borxheve vetëm përmes shkurtimit të shpenzimeve pa kërkuar nga korporatat dhe amerikanët e pasur që të kontribojnë përmes ndryshimeve të rregullave të taksimit.

Zoti Boehner përsëri të henën foli në favor të amendamentit në kushtetutën amerikane për balancimin e buxhetit. Ai tha në një fjalim televiziv se kjo do të ndalonte Washingtonin të shpenzonte paratë që nuk i ka. Ai po ashtu akuzoi zotin Obama për mos gatishmërinë për kompromis.

XS
SM
MD
LG