Lidhje

Obama, akuza kundërshtarëve politikë


Presidenti Obama kritikoi ashpër Kongresin të premten për gjendjen e ekonomisë amerikane

Presidenti Barak Obama kritikoi ashpër kongresin të premten për gjendjen e ekonomisë amerikane duke thënë se ligjvenësit duhet të miratojnë propozimet e tij për krijimin e vendeve të reja të punës.

Zoti Obama tha se planet e tij, të bëra të ditura vitin e kaluar, do të rigjallëronin sektorin e ndërtimeve, që është goditur rëndë, si dhe do të lejonin që shumica e 450 mijë punonjësve të sektorit publik të shteteve të ndryshme që kanë humbur punën gjatë viteve të fundit, të kthehen sërish në to.

Presidenti akuzoi kundërshtarët politikë në Kongres që nuk i kanë marrë parasysh propozimet e tij, ndërsa vendi po shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme në nëntor.
XS
SM
MD
LG