Lidhje

Presidenti Obama njofton një program të ri për arsimin

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama njofton një program të ri për arsimin

Presidenti Obama njofton një program të ri për arsimin

Presidenti amerikan Barak Obama tha se ai do të çojë në Kongres një plan ambicioz për riorganizimin e sistemit arsimor të vendit.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, zoti Obama tha sot se plani i tij do të ndihmojë që të gjithë nxënësit e diplomuar nga shkolla e mesme, të jenë të përgatirut për studimet për studimet universitare dhe për karierën e tyre të ardhëshme.

Plani synon një riorganizim të thellë të programit arsimor të parardhësit të presidentit Obama, ishpresidentit Xhorxh W. Bush programi i tëcilit, i quajtur “Asnjë fëmijë të Mos Lihet Mbrapa”, ka qenë kundrathënës pasi ai mbështetet kryesisht në testimet e standartizuara dhe ndëshkon shkollat që nuk përmbushin standartet kombëtare.

Presidenti Obama tha se plani i tij do të decentralizojë reformën arsimore. Ai tha se qeveria federale do të vendosë standarte të larta, por shkollat lokale dhe distriktet do të kenë “fleksibilitet” në mënyrën se si arrihen këto standarte.

Presidenti Obama tha se ai do t’ia paraqesë planin e tij Kongresit të hënën.

XS
SM
MD
LG