Lidhje

Obama: Egjipti ka nevojë për një ndryshim të rregullt

  • Dan Robinson

Obama: Egjipti ka nevojë për një ndryshim të rregullt

Obama: Egjipti ka nevojë për një ndryshim të rregullt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, bëri thirrje dje për një kalim paqësor në Egjipt në një qeveri që të pasqyrojnë aspiratat e popullit egjiptian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson na informon se presidenti foli në telefon me udhëheqës të ndryshëm nëpër botë dhe në Lindjen e Mesme rreth gjendjes në Egjipt.

Presidenti Obama u informua disa herë gjatë ditës nga stafi i tij dhe një një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë u bë e ditur se ai foli në telefon me udhëheqës në rajon dhe nëpër botë.

Ai foli me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu, Kryeministrin e Britanisë së Madhe David Kameron, me Mbretin Afbullah të Arabisë Sudite dhe me Kryeministrin e Turqisë Rexhep Erdohan.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Presidenti Obama ritheksoi edhe një herë se është kundër ushtrimin të dhunës, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe shprehur mbështetjen për të drejtat universale, përfshirë të drejtën e grumbullimeve paqësore, të shoqërimit dhe të fjalës.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se presidenti mbështet “një kalim të rregullt” në një qeveri që t’u përgjigjet aspiratave të popullit egjiptian dhe kërkoi nga secili udhëheqës me të cilin foli që të bënin një vlerësim të situatës.

Media në Turqi citoi një deklaratë të zyrës së zotit Erdohan, në të cilën thuhet se të dy udhëheqësit ranë dakord për “nevojën e respektimit të të drejtave legjitime dhe demokratike të popujve të rajonit” dhe “shprehën shpresën se zhvillimet në vendet e rajonit nuk to të çojnë në prishjen e rëndë të stabilitetit”.

Në rrugën përpara Shtëpisë së Bardhë demonstruesit thërrisnin parulla kundër Mubarakut dhe kërkonin largimin e tij nga pushteti. Mes tyre ishin edhe Mohammad Mosalem dhe Esam Jusef.

Mosalem: "Populli egjiptian kërkon liri. Ne nuk duam të vijë në pushtet ndonjë ekstremist i çmendur”.

Jusef: "Gjithçka ne duam nga Shtetet e Bashkuara është të ndalin mbështetjen e Mubarakut. Kjo është e gjitha. Ne nuk duam gjë tjetër. Vetëm të ndërpresin mbështetjen e Mubarakut”.

Shtëpia e Bardhë nuk la dje të kuptohet asgjë nëse në bisedat me udhëheqësit botërore, Presidenti Obama diskutoi rolin e figurës opozitare të Egjiptit, laureatit të Çmimit Nobel, Mohamed ElBaradei.

ElBaradei u tha protestuesve në Kairo se “nuk ka kthim mbrapa” pas fillimit të protestave kundër Mubarakut dhe në një seri intervistash televizive dje, ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të mos e mbështesin më tej Presidentin Mubarak.

XS
SM
MD
LG