Lidhje

Obama: Eksplozivi i gjetur në fluturimet për në SHBA e kishte origjinën në Jemen

  • Kent Robinson

Obama: Eksplozivi i gjetur në fluturimet për në SHBA e kishte origjinën në Jemen

Obama: Eksplozivi i gjetur në fluturimet për në SHBA e kishte origjinën në Jemen

Presidenti Barak Obama thotë se sigurimi i linjave ajrore amerikane është shtuar pas eksplozivit të gjetur në bagazhe të destinuara për në Shtetet e Bashkuara nga Jemeni. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain na infromon nga Shtëpia e Bardhë se presidenti tha se pakot përbënin kërcënim real terrorist.

Presidenti Obama u tha gazetarëve dje se pakot u diktuan në Dubai dhe në një aeroport në veri të Londrës. Ai tha se mesa duket ato përmbanin lëndë shpërthyese.

"Zbulimi ynë dhe profesionistët e agjencive të ruajtjes së rendit, në bashkëpunim m e miqtë dhe aleatët tanë, diktuan dy pako të dyshimta, të destinuara për në Shtetet e Bashkuara, specifikisht për në dy institucione fetare hebraike në Çikago”.

Presidenti tha se zbulimi i Shteteve të Bashkuara dhe agjencitë e ruajtjes së rendit reaguan me shpejtësi.

"Më informoi për këtë mbrëmë kryekëshilltari im për kundërterrorizmin, Xhon Brenën. Ai e udhëzoi Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe gjithë agjencitë e rendit dhe të zbulimit që të merrnin masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët tanë nga sulme të tilla”.

Zyrtarët e Sigurisë Kombëtare po shtojnë sigurimin në aeroportet amerikane me masa më të forta kontrolli, qen me erë dhe skanim elektronik.

Autoritetet thonë se pakot ishin nisur nga Jemeni, baza e një dege të al-Kaidës që tentoi të hidhte në erë avionin e një linje ajrore amerikane dhjetorin e kaluar.

Presidenti Obama tha se ka dhënë urdhër për një hetim të hollësishën për origjinën e pakove dhe lidhjes së tyre me ndonjë komplot terrorist.

"Megjithëse ne jemi duke trajtuar të gjitha faktet, ne e dimë se pakot e kishin origjinën në Jemen. Ne gjithashtu e dimë se al-Kaida në Gadishullin Arabik, një grup terrorist me bazë në Jemen, vazhdon të planifikojë sulme kundër tokës tonë, kundër qytetarëve tonë, si dhe miqve dhe aleatëve tonë”.

Presidenti tha se këshilltari i tij i kundërterrorizmit, Xhon Brenën, foli dje me Presidentin e Jemenit, Ali Abdullah Saleh, i cili, siç tha zoti Obama, u zotua të bashkëpunonte plotësisht në procesin hetimor.

Presidenti Obama tha se zyrtarët amerikanë të kundërterrorismit e kanë marrë kërcënimn seriozisht dhe po marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurimin e amerikanëve.

Zoti Brenën u tha gazetarëve se sitemi i sigurisë kombëtare funksionoi si duhet në përgjegje të kërcënimeve.

Në konferencën e shtypit pas deklaratës që bëri Presidenti Obama për kërcënimin terrorist, zoti Brenën tha se po bëhen hetime intensive për incidentet në bashkëpunim me partnerët e Shteteve të Bashkuara në Britnainë e Madhe, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Jemen dhe se deri tani janë diktuar vetëm dy pako.

Zori Brenën tha se al-Kaida në Gadishullin Arabik ka demonstruar se vazhdon ta përqendrojë vemendjen në sektorin e aviacionit për të kryer sulme dhe se në përgjigje, industria e aviacionit ka marrë masat e përshtatëshme gjatë viteve. Ai dha këtë përgjigje kur u pyet se si i është përshtatur al-Kaida masave të forta të sigurimit dhe përpjekjeve të zbulimit kundër saj.

"Al-Kaida është përpjekur t’iu përshtatet të gjitha pengesave dhe vështirësive që ne kemi krijuar për të. Prandja ne duhet të jemi gjithnjë një gatishmëri, për t’u siguruar se jemi një hap para saj. Por është e qartë se ajo kërkon të përcaktojë pikat e dobëta në sistemin tonë dhe t’i shfrytëzojë ato në avantazhin e vet”.

Në deklaratën e tij për shtyp Presidenti Obama tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me qeverinë e Jemenit kundër terrorizmit.

"Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin me qeverinë e Jemenit për të shkatërruar operacionet e al-Kaidës në Gadishullin Arabik. Me do të vazhdojmë gjithashtu përpjekjet për të bërë Jemenin një vend më të qendrueshëm, më të sigurt dhe më të begatë, në mënyrë që grupet terroriste të mos kenë as kohë dhe as hapësirë për të planifikuar sulme nga teritori i tij”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Xhon Brenën, nuk dha hollësi se si u morën informatët për kërcënimet. Në përgjigje të pyetjen për angazhimin e mundshëm të klerikut jemeno-amerikan, Anuar al-Avlaki, ai tha se të gjithë individët që kanë lidhje me al-Kaidën në Gadishullin Arabik po hetohen. Në deklaratën e tij dje, zoti Brenën tha se Shtete e Bashkuara i janë mirënjohëse Arabisë Saudite për informacionin e mbledhur për kërcënim e një sulmi që vinte nga Jemeni.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se nuk do të bëhen ndryshime në planin e udhëtimit të Presidentit Obama për fushatë elektorale para zgjedhjeve të 2 nëntorit për Kogresin.

"Ekspertët tonë të kundërterrorizmit janë në veprim dhe presidenti nuk do ta ndryshojë grafikun e fushatës së tij për demokratët”.

Pas fjalimeve të djeshme në Virxhinia dje, Presidenti Obama do të shkojë sot në Filadelfia dhe më pas në Çikago për të mbështetur demokratë para zgjedhjeve të 2 nëntorit.

XS
SM
MD
LG