Lidhje

Fjalimi javor i Presidentit Obama në radio


Presidenti Obama po i kërkon Kongresit të zgjatë përfitimet e papunësisë për më shumë se një milion amerikanë, një masë që sipas tij është jetike për buxhetin e këtyre familjeve.

Zoti Obama i kritikoi republikanët e Kongresit që shkuan me pushime pa miratuar një ligj të tillë për zgjedhësit e tyre.

Ai tha se është gati ta kthejë në ligj zgjatjen për tre muaj të përfitimeve të papunësisë, nëse ligjvënësit e miratojnë.

Zoti Obama tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm se mohimi i një sigurie të tillë financiare për njerëzit që janë në kërkim të punës apo që përpiqen të mësojnë një aftësi të re është "thjesht mizor." Ai tha se duke mos zgjatur përfitimet e papunësisë, kjo në të vërtetë ngadalëson rimëkëmbjen ekonomike që është duke krijuar vende të reja pune.

Në fjalimin në emër të republikanëve, Kongresmeni Gregg Harper i bëri thirrje Senatit të miratojë Aktin Gabriella Miller për Kërkime shkencore në favor të fëmijëve. Ky akt, i miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve, synon të rrisë fondet për kërkimet pediatrike në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG