Lidhje

Obama forcon lidhjet me Izraelin


obama

obama

Presidenti amerikan Barak Obama realizoi premtimin për të zgjeruar ndihmën ushtarake për Izraelin, në prag të vizitës së kandidatit republikan për presidenti Mitt Romney në këtë vend.

Në një ceremoni që u mbajt sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të japin ndihmë ushtarake shtesë me një vlerë prej 70 milionë dollarësh për mburojën kundër raketave me rreze të shkurtë veprimi, të njohur si“Iron Dome”.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta njoftoi planet për t’i dhënë ndihmë ushtarake shtesë Izraelit, pas takimit me homologun e tij izraelit Ehud Barack.

Shtetet e Bashkuara tashmë i kanë dhënë Izraelit më shumë se 200 milion dollarë për sistemin e mbrojtjes nga raketat me rreze të shkurtë veprimi, dhe çdo vit SHBA i jep Izraelit rreth 1,3 miliardë dollarë ndihmë financiare për sigurinë.

Fondet shtesë vijnë në një kohë kur presidenti Obama po përpiqet të tërheq mbështetjen e votuesve hebrenjë të cilët mund të jenë skeptik mbi mbështetjen e tij për Izraelin.

Ndërkohë, kandidati republikan për president Mitt Romney nesër i jep fund vizitës në Londër dhe pastaj do të udhëtoj për në Izrael ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Natanjahu.

Ai do të vizitoj edhe Poloninë gjatë udhëtimit që ka për synim forcimin e kredencialeve të tij të politikës së jashtme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG