Lidhje

Presidenti Obama drejt takimit të G-20


Arkiv

Arkiv

Presidenti amerikan Barack Obama bëri sot një ndalesë në Suedi para se të shkojë në takimin e nivelit të lartë të G-20-ës këtë javë në Rusi. Siria pritet të jetë tema kryesore në takimet jozyrtare ndërsa presidenti Obama kërkon mbështetje ndërkombëtare për një sulm ushtarak në Damask, në përgjigje të përdorimit të ndaluar të gazit helmues kundër popullit sirian.

Stokholmi, kryeqyteti i Suedisë, kishte forcuar sigurinë përpara mbërritjes së zotit Obama.

Para se të nisej për udhëtimin tre-ditor mbrëmë, presidenti Obama siguroi mbështetje për veprim ushtarak kundër Sirisë, nga udhëheqësit më të lartë të kongresit, dhe shprehu besimin se Kongresi do të miratojë rezolutën e tij që autorizon një sulm kundër Damaskut. Por presidenti Obama dëshiron gjithashtu mbështetje ndërkombëtare për një operacion të tillë.

Presidenti francez, Francois Hollande tashmë ka premtuar mbështetjen e tij. Të martën, ai shprehu shpresën se një konsensus i gjerë mund të arrihet në samitin e G20 në Shën Petersburg, të Rusisë.

"Kur ndodh një masakër kimike, kur bota është në dijeni të kësaj, kur janë dhënë provat, kur autorët e krimit janë të njohura për ne, duhet të ketë një përgjigje. Bashkësia ndërkombëtare pret këtë përgjigje. Dhe të bashkuar - presidenti gjerman, presidenti francez - ne shprehim të njëjtën indinjatë, të njëjtin dënim, dhe në të njëjtën kohë të njëjtën shpresë, se për Sirinë do të gjendet një zgjidhje politike ''.

Presidenti Hollande foli me gazetarët pas takimit me presidentin gjerman, Joachim Gauck, në Paris.

"Kancelarja Angela Merkel e konsideron takimin e ardhshëm të G-20-ës si një mundësi për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare reth një përgjigje të duhur për Sirinë", tha zoti Gauck.


Shefi i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon do të marr pjesë gjithashtu në takim në qytetin e dytë më të madh të Rusisë. Ai ka paralajmëruar kundër çdo veprimi ushtarak në Siri para një raporti të ekipit të OKB-së që do të jap rezultatet e një hetimi të kryer në rrethinat e Damaskut, ku forcat siriane dyshohet se përdorën armë kimike më 21 gusht. Para takimit, zoti Ban theksoi gjithashtu se përdorimi i armëve të këtilla do të përbënte një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

"Ne duhet t’i japim fund mizorive të popullit sirian që vazhdon të vuajë. Duhet të mënjanojmë militarizimin e mëtejshëm të konfliktit dhe të rigjallërojmë përpjekjet për një zgjidhje politike. Kam parasysh argumentin për veprim për të ndaluar përdorimin e armëve kimike në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne duhet të konsiderojmë ndikimin e një çdo mase ndëshkuese në përpjekjet për të ndalur gjakderdhjen e mëtejshme dhe gjetjen e një zgjidhje politike të konfliktit.

Siria ka mohuar përdorimin e armëve kimike, dhe aleatja e saj Rusia, mikpritëse e takimit, pritet të përpiqet t’u ndyshojë mendimin pjesëmarrësve për të mos u bashkuar me një koalicion për një sulm në Siri.

Në Rusi, Presidenti Obama pritet gjithashtu të takohet me një grup aktivistësh të të drejtave për të diskutuar ligjet e debatueshme të vendit që kritikët thonë se shtyp liritë dhe të drejtat e pakicave, si opozitën dhe komunitetet e homoseksualëve.




Trego komentet

XS
SM
MD
LG