Lidhje

Obama, Gaza dhe Ukraina

  • Luis Ramires

Presidenti Barack Obama po e mbron mënyrën se si i trajtoi konfliktet në Gazë dhe Ukrainë, ndërsa luftimet në të dy vendet nuk tregojnë shenja përmiërsimi, edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje intensive diplomatike gjatë javës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Luis Ramirez njofton:

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë të premten, Presidenti Obama shpresonte të përqëndrohej tek shifrat pozitive të shtimit të vendeve të punës, por në vend të kësaj, atij ju desh të merrej me çështje, si dështimi i përpjekjeve diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të siguruar një armëushim në Gazë dhe për të ndalur ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, ku janë zhvilluar luftime, ndërsa forcat ruse vazhduan t'i shtojnë trupat në kufi:

Në Gaza, një armëpushim me ndërmjetësimin e SHBA u prish pak momente pasi u njoftua, kur u vranë dy ushtarë izraelitë dhe një i tretë u rrëmbye.

Zoti Obama tha se ndalimi i luftimeve ka për të qenë një sfidë.

"Mendoj se ka për të qenë tepër e vështirë të arrihet përsëri një armëpushim, në se izraelitët dhe komuniteti ndërkombëtar nuk mund të kenë besimin se Hamasi është në gjendje ta mbajë premtimin për armëpushim."

Kur një gazetar e pyeti presidentin në se ai e kishte humbur ndikiminnë botë, zoti Obama ju përgjigj se përpjekjet diplomatike amerikane do të marrin kohë dhe përmendi atë që ai e cilësoi përparim në presionin ndaj Rusisë për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Vendet evropiane ju bashkuan këtë javë Presidentit Obama në vendosjen e sanksioneve të reja, më të ashpëra për Rusinë ndaj disa sektorëve kyç të vendit, diçka që administrata amerikane kishte disa muaj që e kërkonte.

"Ajo që ne kemi bërë është imponimi i kostove të mjaftueshme ndaj Rusisë, që duke folur objektivisht, mendojmë se ato do ta detyrojnë Presidentin Putin që ta zgjidhim këtë çështje me mjete diplomatike; atëhere do të hiqenshin sanskionet, ekonomia ruse do të rifillojë rritjen dhe Rusia do të ketë marrëdhënie të mira me Ukrainën; por nganjëherë njerëzit nuk veprojnë në mënyrë racionale", -ctha Presidenti.

Presidenti Obama tha se i telefonoi të premten zotin Putin, të cilit i përsëriti shqetësimin e tij të thellë lidhur me shtimin e mbështetjes së separatistëve në Ukrainë nga Rusia. Zoti Obama tha se i kishte thënë udhëheqësit rus se ai preferon një zgjidhje diplomatike dhe të dy ata ranë dakord që t'i mbajnë të hapura kanalet e komunimimit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG