Lidhje

Obama nëTeatrin Globe në Londër


Londra, Stratfordi por edhe qytete të tjera britanike kanë organizuar aktivitete nga më të ndryshmet për të kujtuar 400 vjetorin e mjeshtrit të madh.

Presidenti Obama, aktualisht në vizitë në Britani, shfrytëzoi rastin dhe vizitoi teatrin Globe ku ndoqi për 10 minuta pjesë nga tragjedia Hamleti, përfshirë edhe monologun e famshëm "Të rrosh a të mos rrosh". Teatri Globe është objekti më i dashur londinez në kujtim të dramaturgut të madh.

Teatri është ndërtuar që të marrë dritë direkte nga jashtë dhe për interpretime në skenë të hapur, pak a shumë në formë të ngjashme me interpretimet në kohën e Shekspirit. Pasi ndoqi për 10 minuta pjesën teatrale, presidenti Obama u takua me aktorët dhe u shprehu përshtypjet e tij për interpretimin "Ishte e mrekullueshme, nuk do të doja të mbaronte kurrë".

Gjatë një interviste në 2008, Presidenti Obama ka përmendur tragjeditë e Shekspirit si një ndër tre influencat kryesore letrare të jetës së tij, së bashku me veprën Këngët e Solomonit të Toni Morrison dhe Për Kë Bien Kambanat të Heminguejt.

Globi është e vetmja ndërtesë në Londër që ka leje për të pasur çati prej kashte. Ajo është një kopje e teatrit origjinal që dikur zotërohej pjesërisht nga Shekspiri, por që u dogj në vitin 1613.

XS
SM
MD
LG